Kryeministrja serbe: BE e do Serbinë si partnere të saj

E publikuar: 11/10/2017 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë se Bashkimi Evropian e sheh Serbinë si anëtare të saj.

Ajo ka deklaruar se BE e vlerëson Serbinë si shtet të përgjegjshëm dhe të sinqertë, transmeton Indeksonline.

Këto deklarata ajo i ka dhënë pas takimit që ka pasur me Kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Brnabiq ka thënë se ishte me rëndësi për të që vizitën zyrtare si kryeministre e Serbisë e bëri pikërisht në Bruksel, për të dhënë sinjale të qarta që integrimet evropiane janë prioritet i politikës serbe.