Kryeministrja e Belgjikës uron Hotin për marrjen e detyrës

E publikuar: 30/06/2020 09:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar një telegram urimi nga kryeministrja e Belgjikës, Sophie WILMES, e cila ka shprehur urimet më të sinqerta për marrjen e detyrës së tij si kryeministër i Kosovës.

Në telegramin e saj të urimit thuhet:

Zotëri Kryeministër, i dashur Koleg,

Me rastin e marrjes së detyrës suaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës, kam nderin t’ju drejtoj, në emrin tim dhe atë të Qeverisë belge, urimet e mia të sinqerta, si dhe anëtarëve të Qeverisë suaj.

Ju uroj shumë suksese Qeverisë që ju drejtoni, veçanërisht në lidhje me menaxhimin e krizës shëndetësore të lidhur me Covid-19 dhe implikimet e saj sociale dhe ekonomike, forcimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit, si dhe dialogun midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës, në të mirë të perspektivës së vendit tuaj për integrime evropiane.

Kam kënaqësinë të vërej cilësinë e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit që bashkojnë dy vendet tona. Shpresoj që këto lidhje të vazhdojnë të forcohen dhe thellohen.

Ju lutem pranoni, Zoti Kryeministër, i dashur Koleg, sigurimet e vlerësimit tim më të lartë, thuhet ne njoftimin e zyrës për komunikim./INFOSOT/