Kryeministri spanjoll: Kosova është Serbi, Hashim Thaçi është kriminel

E publikuar: 18/03/2018 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rahoy, ka dëshmuar edhe një herë se vendi i tij është një prej miqve më të mirë të Serbisë.

Ai ka refuzuar që të marr pjesë në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet gjatë majit në Sofje. Arsye për këtë do të jetë prezenca e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan El Pais

Rahoy thuhet se nuk do të ndodhet në të njëjtin vend me Thaçin, derisa Madridi zyrtar ta njehë pavarësinë e Kosovë, por po ashtu edhe për gjëra tjera duke përmendur biografinë e Thaçit, që sipas tij është kriminale.

Vendimi Rahoy për ta bojkotuar Thaçin vjen vetëm dy muaj pasi Spanja dërgoi një dokument drejt Brukselit në të cilin thuhet se Kosovë është pjesë e pandashme e Serbisë dhe që Madridi kurrë nuk do të lejojë që një shtet i rremë të futet në BE.

Sipas El Pais, Rahoyi kishte plan që të merrte pjesë në Samitin e 17 majit, por që ka anuluar atë me të marrë vesh se aty do të ketë Hashim Thaçi.

“Rahoy nuk do të ndjek këtë samit sepse nuk dëshiron që të fotografohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, derisa Spanja nuk e njeh pavarësinë e saj. Katalonia është duke përdorur doktrinën e Kosovës për justifikuar ndarjen nga sistemi ligjor i Spanjës, çka bën që Rahoy të mos marr pjesë”, shkruan gazeta spanjolle, shkruan Klan Kosova.

Burime të saja thonë se Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka marrë përsipër që ta bindë Rahoyn për të marrë pjesë në këtë samit, për shkak të rëndësisë që të vazhdohen marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bullgaria që kryeson me presidencën e BE-së, thuhet se ka shqyrtuar mundësinë që për ta bindur Spanjën ta largojë flamurin e Kosovës nga ai i vendeve tjera – por as kjo nuk qe e mjaftueshme për zyrtarët spanjollë.

Ata kanë këmbëngulur se aty nuk duhet të jenë as përfaqësuesit e Kosovës./indeksonline/