Kryeministri sllovak: Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës

E publikuar: 02/04/2015 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka thënë se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Fico ka pritur homologun e tij serb në Bratislavë.

Ai ka theksuar se Sllovakia është duke i përcjellë zhvillimet në raportet Beograd -Prishtinë dhe se nuk ka asnjë arsye që të ndryshojë qëndrimi i vendit të tij.

“Nuk jemi të gatshëm ta njohim Kosovën dhe nuk do ta bëjmë këtë” ka thënë Fico.