Kryeministri nis takimin me përfaqësuesit e SBASHK-ut

E publikuar: 20/02/2018 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur një takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), disa orë pasi që Sindikata paralajmëroi protesta në rrugë nëse Qeveria nuk reflekton rreth kërkesave të tyre.

Me kërkesën e SBAShK-ut, në shumicën e shkollave të Kosovës sot është mbajtur grevë dyorëshe.

Mësimdhënësit e Kosovës po kërkojnë që të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në mes të SBASHK-ut dhe koalicionit qeverisës me 5 qershor 2017, veçanërisht po kërkojnë që në Kuvend të procedohet projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit për vitet 1990-1999./insajderi/