Kryeministri i ndanë 3 mijë euro të pagës së tij për shërimin e një të sëmuri

E publikuar: 20/01/2018 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pagën me rritje për të cilën u kritikua pa fund, Kryeministri Ramush Haradinaj ia ndau një të sëmuri që po kërkon ndihmë për shërim. Avni Hyseni, ka vizituar sot kryeministrin dhe pas takimit ka thënë se pagën e një muaji, Haradinaj e ka ndarë për shërimin e vëllait të tij, Adnanit.

Vëllai i Adnan Hyseni, Avniu, ka mbajtur një takim me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn dhe ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajlin.

Avni Hyseni ka treguar se Kryeministri Haradinaj ia ka dhuruar 3 mijë euro nga paga e tij për shërimin e Adnanit.

Në fund të vitit të kaluar, Haradinaj i ka rrit vetës pagën 100 për qind. Vendim për rritje pagash pati për tërë kabinetin qeveritar. Nga rreth 1500 euro sa paguhej Kryeministri, tani ai merr 2950 euro.

Gjithë kjo nuk u prit aspak mirë në opinion, që kritikuan kreun e AAK’së për këtë veprim. Ndërkohe, ai vetë arsyetoi pagën siç tha me punën që bën.

Më poshtë statusi i plotë i Avni Hyseni:

Ne takim qe pata me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Ministrin e Shendetsis Uran Ismajli i njoftova per gjendjen jo te mire te vllaut Adnanit dhe nevojen urgjente per mjekim ne Gjermani ku edhe është i shtrir ne spital atje si dhe nevojen e domosdoshme per mbeshtetje (shumen 70.000€) per te cilen edhe ju kemi drejtu Kombit Shqiptar ku edhe kete mbeshtetjen Adnani po e ka nga momenti ne moment nga populli gjithandej ne bot fal respektit per kontributin e tij per 20 vite per popullin dhe atdheun.

Kryeministrit Haradinaj mi dhuroj 3.000€ (nga pagen e tij) dhe shprehi gadishmerin e Qeveris per mbeshtetje ne rast nevoje por un i tregova se ne baz te asaj qe kemi ne xhirollogarin e Adnanit, mbeshtetja permes mesazheve ne IPKO dhe VALA e cila po vazhdon ende, mbeshtetjen qe do e kemi nga Shqiptaret ne Amerik, Zvicer, Gjermani, Franc e gjithandej botes ku ka Shqiptar te cilat jan angazhu dhe keto dit edhe do i deponojn ne xhirollogarin e Adnanit duke mos e harru edhe mbeshtetjen nga disa vllezer dhe motra Shqiptar te cilet edhe e kan vizitu keto dit Adnanin ne spital ne Gjermani besoj se shuma prej 70.000€ do arrihet.

Kur un ta kam konfirmimin e sakt te shumes se pergjithshme do tregoj e qe besoj se shpejti edhe do e bej.
FALEMINDERIT