Kryeministri Mustafa: Nuk jemi për aprovimin e rekomandimeve të Vetëvendosjes!

E publikuar: 27/03/2015 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka thënë se nuk është pro miratimit të rekomandimeve të Vetëvendosjes lidhur me formimin e Gjykatës Speciale.

“Ne nuk jemi që të aprovohet rekomandimet e Vetëvendosjes por jemi për atë të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për amendamentet që janë dhënë. Nëse janë në harmoni me Kushtetuesen atëherë do të vijnë ato në Kuvend”, ka thënë ai.

Sipas tij, askush në Kosovë nuk dëshiron që një gjykatë për Kosovën të formohet jasht saj, shkruan zeri.info

“Është detyre e Kuvendit që të sigurojë mekanizma që të merren masa dhe të zbardhet drejtësia. Këtë e meritojnë edhe viktimat për të cilat dyshohen se janë pasojë e krimit, familjarët për të humburit e tyre, e meriton edhe Kosova.

Çështje tjetër është se kemi ardhë në situatë që ne të bëjmë këtë gjykatë jashtë vendit. Këtu u tha se ne duhet t’i tregojmë popullit se pse këtë po ë bëjmë”, ka thënë kryeministri Mustafa.Kryeministri Mustafa: Nuk jemi për aprovimin e rekomandimeve të Vetëvendosjes!