Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

E publikuar: 25/02/2020 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, kanë pritur sot në takim delegacionin e FMN-së, i prirë nga z. Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, Departamenti Evropian (EUR), znj. Stephanie Eble, znj. Oana Elena Luca, z. Zhongxia Zhang, znj. Shushanik Hakobyan, z. Selim Thaçi dhe z. Mentor Mehmedi.

Në mes të temave të shumta, ky delegacion e përgëzoi Kryeministrin lidhur me faktin se buxheti ka vendosur në përparësitë e tij fushat e shëndetësisë, arsimit, pra e ka vënë theksin mbi fushat e interesit shoqëror. Delegacioni u interesua rreth ligjit për pagat. Kryeministri tha se programi qeverisës ka në thelb të tij eliminimin e pabarazisë në paga, kjo parë në rrafshin më të gjerë, atë të rishpërndarjes së pasurisë në shoqërinë tonë në mënyrë më të drejtë. Përveç kësaj duhet pritur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.