Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama medalje të Artë ekipeve të huaja të kërkim-shpëtimit

E publikuar: 11/12/2019 20:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke vlerësuar ndihmën e dhënë nga Kosova por edhe vendet e tjera të rajonit dhe BE, kryeministri Edi Rama dekoroi me medaljen e artë ekipet e kërkim-shpëtimit që ju gjenden pranë vendit tonë në ditët më të zeza pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama: Një medalje nuk do të thotë pothuajse asgjë. Por jepet për herë të parë dhe pse ka kohë që është bërë. Është medalje që është vështirë të gjesh se kujt t’ja japësh, medalje e artë për vlerësim profesional. Lum ata që do ta marrin më mbrapa këtyre trupave që nga përkushtimi dhe aftësitë profesionale janë nga gjërat më të çmuara që kanë krijuar shtetet në shërbim të njerëzve. Bashkë me medaljet u përcillni të gjithë komandantëve të këtyre trupave shprehjen më të madhe të mirënjohjes nga populli shqiptar. Mundshin flamujt dhe shenjat e tyre dalluese ta mbajnë edhe këtë medalje kuq e zi që është shprehje e dhimbjes dhe shpresës.

Si masë paraprake, Rama paralajmëroi: “Në rast se ambasadorit të Serbisë do ti bjerë medalja e Kosovës ose anasjelltas, apo ambasadorit të Izraelit medalja e Turqisë dhe anasjelltas, merrini thjesht si lapsus dhe jo provokacia. Nuk janë renditur për nga rëndësia”.

Medaljet u tërhoqën nga ambasadorët e vendeve respektive.

I pari ishte ambasadori i Kosovës dhe më pas, Italia, Turqia, Franca, Izraeli, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Kroacia, Zvicra, OKB, BE dhe ShBA.

Rama ndërkohë vlerësoi edhe asistencën e dhënë me inxhinierë për vlerësimin e banesave.

Rama: Pas trupave të kërkim shpëtimit kanë vijuar të vinë trupa të vlerësimit të dëmeve për të dhënë një ndihmë shumë të çmuar në aktet e konstatimit, por ndihmë të çmuar për të gjithë banorët. Krahas vlerësimit të dëmeve po ulim tensionin dhe pasigurinë.