Kryeministri Hoti, shpreh ngushllimet e tij për vdekjen e gazetarit Llukam Halili

E publikuar: 13/06/2020 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nderruar jetë gazetari kosovar Llukman Halili mëngjesin e sotëm duke lënë pas një karrierë të pasur në gazetarinë shqiptare.

Halili ishte me prejardhje nga Tërnoci i Bujanocit dhe mbanre titullin Doktor i shkencave Humane.

Për vdekjen e tij, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka ngushëlluar familjen e tij. Hoti tha se është tronditur me lajmin për vdekjen e gazetarit.

“Jam i tronditur nga shkuarja e hershme në amshim e gazetarit Llukman Halili. Ky është një lajm i trishtueshëm për mbarë gazetarinë shqipe.
Në emrin e Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim personal u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të tij.
Zoti e bekoftë Llukman Halilin! Zoti e bekoftë familjen e tij!”, ka shkruar kryeministri në Facebook.