Kryeministri Hoti kërkon të hyjë në rend të ditës tërheqja e 10% të Trustit

E publikuar: 07/08/2020 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria kërkon që të futet në rend të ditës ligji që ndër të tjera parasheh tërheqjen e 10 për qindëshit të kursimeve në Trust.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti, nga shtëpia ka thënë se po kërkohet që të hyjë në rend të ditës ligji për rimëkëmbje.
Sipas Hotit, ky ligj përfshin tërheqjen e 10 për qindëshit të kontributeve pensionale në Trust dhe tëheqjen e 100 milionë eurove nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

“Ligji per rimekembje ekonomike, qe po kerkohet te hyje ne rend dite sot ne seancen e Kuvendit, mundeson se paku dy gjera:

1. Terheqjen e 10 per qind te kursimeve pensionale, qe eshte rreth 170 mil euro dhe

2. Terheqjen e 100 mil nga fondi i AKP per nevoja te rimekembjes ekonomike”, ka shkruar Hoti në Facebook.