Kryeministri Hoti flet për raportet e tij me Vjosa Osmanin

E publikuar: 18/06/2020 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7, ka folur për raportet e tij me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

Hoti tha se raportet në mes tij dhe Osmanit janë zyrtare.

“Raportet i kemi zyrtare ashtu edhe siç duhet të jenë, për shkak se ajo pati qëndrime të tjera për dallim nga partia e saj”, është shprehur Hoti

Tutje, ai tha se sjellja e Osmanit është për keqardhje sepse, sipas Hotit, ajo nuk po i respekton vendimet e partisë.

“Është për keqardhje sjellja e saj sepse e ka dëmtuar procesin në formën e paraqitjes, sepse ai i ka prirë zgjedhjeve. Është për keqardhje se si një figurë e lartë në parti nuk i respekton vendimet e partisë”, ka thënë Hoti.

“Zonja Osmani ka devijuar nga kursi që mban LDK’ja”, shtoi Hoti./FrontOnline/