Kryeministri Haradinaj priti në takim Shoqatën e Gastronomëve të Prishtinës

E publikuar: 05/02/2019 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Shoqatën e Gastronomëve nga Prishtina të udhëhequr nga Petrit Kllokoqi, me të cilët ka biseduar për gjendjen në këtë sektor.

Me qëllim krijimin e një tradite dhe përfshirjes aktive të Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës në agjendën shtetërore të shënimit të 17 Shkurtit, me përfaqësuesit e kësaj shoqate kryeministri Haradinaj, ka shqyrtuar idetë kreative që kryeqyteti  të promovojë një mënyrë unike të organizimit dhe festimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, që gërshëton autentiken me bashkëkohoren.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj nga gastronomet është njoftuar për aktivitetet e këtij sektori, sfidat dhe arritjet, duke thënë se sektori privat do ta ketë mbështetjen e Qeverisë, pasi është një prej gjeneruesve të mëdhenj të vendeve të punës.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e gastronomeve falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen, dhe shfaqën sfidat me të cilat përballen duke kërkuar përkrahjen e Qeverisë për përparimet në këtë sektor.