Kryeministri Haradinaj ka udhëtuar për në Paris

E publikuar: 30/06/2019 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Paris, ku do të takohet me Ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner, dhe me përfaqësues të tjerë institucionalë dhe politikë.

Qëllimi i vizitës së kryeministrit Haradinaj është koordinimi dhe avancimi i agjendës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian, si dhe rritja e partneritetit bilateral politik dhe ekonomik me Francën.

“Si një e drejtë e mohuar për qytetarët tanë, do të angazhohemi fuqimisht që izolimit të Shtetit më të ri në rajon, t’i vije fundi. Populli i Kosovës duhet trajtuar si gjithë popujt tjerë, pa dallime, në lëvizjen e lirë”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova ka përmbushur secilin kriter të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe tash është koha e fundit për reflektim dhe vendim të merituar për kosovarët!

Në këtë takim zyrtar, kryeminsitri Haradinaj po shoqërohet edhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli./infosot/