Kryeministri Haradinaj dorëzon në Kuvend letrën e dorëheqjes

E publikuar: 22/07/2019 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në dorëheqje i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar në Kuvend zyrtarisht letrën e dorëheqjes së tij.

Sipas njoftimit për media, letra e dorëheqjes u është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare.

Kujtojmë se Haradinaj, të premten pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë ka lexuar letrën e dorëheqjes së tij.

Sipas tij arsyeja e dorëheqjes është ftesa nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

“Sot informova Qeverinë do t’i informojë edhe institucionet tjera për dorëheqjen time të parevokueshme. Arsyeja është se kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale si i dyshuar, javën tjetër do të paraqitem në Gjykatën Speciale, dhe kam vlerësuar së nuk mund të paraqitem si kryeministër i Kosovës, por do të paraqitem si qytetar i thjeshtë, pra si Ramush Haradinaj, Qeveritë dhe pushtet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci, nderi i kryeministrit dhe i shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë shkoj si Ramush Haradinaj, i dal përballë shpifësve ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar”, pati thënë Haradinaj.