Kryeministri i Guinea Bissau në Beograd: S’kam parë ndonjë dokument që vendi im ka njohur Kosovën

E publikuar: 17/11/2017 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Guina Bissau Umaro Sissoco Embalo në një konferencë për media në Beograd, pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daciq ka thënë se vendi i tij nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“ Jam i befasuar me situatën sa i përket Kosovës. Vertetë nuk kam parë asnjë dokument që flet për njohjen e Kosovës” ka thënë ai, shkruan Express.

Ai ka thënë se Guina Bissau e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

Ndërsa Ministri i Jahstëm i Serbisë se opinioni serb po e dëgjon nga vet Kryeministri i Guinea Bissau nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ai ka thënë se kjo dëshmon që Prishtina ka futur në listë edhe shtetete që nuk e kanë njohur pavarësinë.

Dacic ka thënë se Kosova duhet t’i fshijë nga kjo listë Guinea Bissaun dhe Surinamin.

Sipas MPJ-së së Kosovës, Guineja Bissau është vendi i 74-të që e ka njohur Kosovën. këtë vendim e ka marrë në vitin 2011.