Kryeministri francez uron Haradinajn pas një muaji në krye të Qeverisë

E publikuar: 18/10/2017 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri francez Edouard Philippe ka uruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn për zgjedhjen në krye të qeverisë. Në letrën e tij, Philippe numrën detyrat e rëndësishme që ka qeveria e re në Kosovë.

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, thotë se reformat ekonomike, shoqërore dhe të konsolidimit të shtetit të së drejtës, të cilat janë çelësi i afrimit të saj evropian.

“Pas formimit të qeverisë së re që ju drejtoni, shpreh urimin që Kosova të realizojë reformat ekonomike, shoqërore dhe të konsolidimit të shtetit të së drejtës, të cilat janë çelësi i afrimit të saj evropian”, ka shkruar kryeministri francez.

Ai i rikujton Haradinajt mëbeshtetjen që Franca do të vazhdojë t’i japë Kosovës.

“Franca i kushton një rëndësi të madhe përforcimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, ashtu siç e ka theksuar edhe Presidenti i Republikës gjatë samitit të Triestes që u mbajt më 12 korrik të këtij viti”, përfundon letrën e tij Philippe.