Kryeministri emëron këshilltar ish-inspektorin e AKI-së

E publikuar: 18/07/2019 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka emëruar si Këshilltar të Jashtëm Politik avokatin dhe ish Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjanin.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se njohuritë dhe ekspertiza e Sopjanit do t’i shërbejnë politikëbërjes sa më të avancuar dhe efektive.

Postimi i plotë:

Sot kam emëruar avokatin dhe ish Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjanin, Këshilltar të Jashtëm Politik. Njohuritë dhe ekspertiza e tij do t’i shërbejnë politikëbërjes sa më të avancuar dhe efektive.