Kryeministri dënon sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

E publikuar: 21/10/2018 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut.

I pari i ekzekutivit ka kërkuar që rasti të dalë para drejtësisë, derisa sulmin e ka quajtur të pa pranueshëm dhe goditje ndaj vlerave europiane.

Reagimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Sulmi në Istog, ndaj dy autobusëve me pelegrinë serbë që po e vizitonin një tempull fetar, është i papranueshëm dhe i dënueshëm, pa marrë parasyshë kryersit apo motivet. Kosova dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet dhe çfarëdo sulmi mbi qytetarët është atak ndaj vlerave të përbashkëta europiane, dhe si i tillë është në dëm të Republikës sonë! Kërkoj nga mekanizmat e zbatimit të ligjit që sulmuesit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë.

RH