Kryeministri belg ia bën të qartë Serbisë: Sa më shpejtë zgjidhje me Kosovën

E publikuar: 24/04/2018 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Serbi.
Michel gjatë kësaj vizite është takuar me Presidentin serb, Aleksander Vuçiq ku edhe ka folur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Kur jemi tek përparimet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ne do të ndajmë opinionet tona dhe me zyrtarë tjerë evropianë. Dhe në këtë kontekst, do të flasim për Asociacionin e Komunave serbe, se kur dhe ku duhet bërë”, deklaroi Michel.

Michel deklaroi se ai ka folur me presidentin serb “ për veprime të mundshme, dhe për ide të ndryshme, bashkarisht me Serbinë”.

“Ne do të flasim edhe me akterët tjerë evropianë mbi veprimin më aktiv dhe gjetjen e një zgjidhje sa më të pranueshme për të dy palët”, përfundoi ai./Lajmi.net/