Kryeministri Avdullah Hoti priti në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së

E publikuar: 09/06/2020 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, me bashkëpunëtorë.

Kryeministri Hoti gjatë këtij takimi theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës Çlirimtare duke u zotuar për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta.

Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ndër të tjera, shprehu vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së./Infosot/