Kryemadhi për Ramën: Ditën e “Masakrës së Reçakut”, paditi vëllain e dëshmorëve që çliruan Kosovën

16.01.2020 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryemadhi për Ramën: Ditën e “Masakrës së Reçakut”, paditi vëllain e dëshmorëve që çliruan Kosovën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një bashkëbisedim me gazetarët, të mbajtur ditën e sotme në zyrat e LSI ka folur rreth krizës politike në vend duke thënë se duhet ecur menjëherë përpara me miratimin e menjëhershëm të Reformës Zgjedhore.

Kryetarja e LSI-së ka reaguar pas padisë së depozituar nga kryeministri Edi Rama për kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj.

Kryemadhi tha se Shqipëria rrezikohet çdo ditë e më shumë me Edi Ramën. Ajo shtoi se në ditën e përkujtimit të viktimave të “Masakrës së Reçakut”, Rama gjeti momentin për të paditur luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dëshmorëve që çliruan Kosovën.

“Shqipëria është në një rrezikshmëri të lartë, sepse me Edi Ramën ajo rrezikohet çdo ditë e më shumë. Rreziku i gjithë kësaj situate negative, në kuadrin e shpopullimit, po edhe në kuadrin e rënies ekonomike të shkatërrimit të të të gjithë sistemit, jo vetëm politik, po edhe shoqëror, ka vetëm një emër dhe është Edi Rama. Mjafton të shikojmë se çfarë ndodhi dje, ditën e përkujtimit të viktimave të Masakrës së Reçakut, Edi Rama gjeti momentin për të paditur luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dëshmorëve që çliruan Kosovën me gjakun e tyre, në Gjykatë. Ky është Edi Rama! Mendoni se çfarë bën në një moment të tillë dhe mendoni se çfarë mund t’u bëjë akoma më shumë shqiptarëve”, shprehet kryetarja.

Ndër të tjera, kryetarja e LSI-së e cilësoi fasadë dhe lojë të kryeministrit Edi Rama nismën kundër grupit KÇK. Kryemadhi tha se kjo nuk është forma që po përdor Rama për t’i bërë presion gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi ai sipas saj ka metoda të tjera./tch/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edi Rama konfirmon se harta për ndarjen e kufijve në Ballkan egziston

Edi Rama konfirmon se harta për ndarjen e kufijve në Ballkan egziston

Kajtazi: Zotëri ministër lëri kërcënimet, por trego pse nuk e ke nënshkruar kontratën me Pfizer

Kajtazi: Zotëri ministër lëri kërcënimet, por trego pse nuk e ke nënshkruar kontratën me Pfizer

“Gratë shtatzëna mund të marrin vaksinën Covid”

“Gratë shtatzëna mund të marrin vaksinën Covid”

Nga Pfizer&BioNTech flasin rreth vaksinave për Kosovën

Nga Pfizer&BioNTech flasin rreth vaksinave për Kosovën

Ministri Vitia kërcënon Insajderin me hetime, këta i publikojnë Vitisë edhe emaila të tjerë

Ministri Vitia kërcënon Insajderin me hetime, këta i publikojnë Vitisë edhe emaila të tjerë

Djali i pacientit nga Podujeva kërkon lirimin e mjekut Ibrahim Hoti

Djali i pacientit nga Podujeva kërkon lirimin e mjekut Ibrahim Hoti

Merkel: Vaksinimi çelësi për kapërcimin e pandemisë

Merkel: Vaksinimi çelësi për kapërcimin e pandemisë

Vitia: Raportimi në medie rrezikoi negocimin për vaksinën dhe shëndetin e qytetarëve

Vitia: Raportimi në medie rrezikoi negocimin për vaksinën dhe shëndetin e qytetarëve

Policia arreston një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë

Policia arreston një person të dyshuar me rrezikshmëri të lartë

Konjufca dhe ambasadorja i Suedisë diskutuan për sigurimin e vaksinës anti-Covid

Konjufca dhe ambasadorja i Suedisë diskutuan për sigurimin e vaksinës anti-Covid

Afaristët në Maqedoninë e V. mbesin pa ndihmë nga qeveria

Afaristët në Maqedoninë e V. mbesin pa ndihmë nga qeveria

Ish-gjyqtari i EULEX-it për skandalin e Lajçakut: BE nuk e njeh Republikën e Kosovës

Ish-gjyqtari i EULEX-it për skandalin e Lajçakut: BE nuk e njeh Republikën e Kosovës

Gjykata vendos për prizrenasin që rrahu me grushte gruan për një televizion

Gjykata vendos për prizrenasin që rrahu me grushte gruan për një televizion

Lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person

Lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person

ATK: Konfisikime në disa subjekte biznesore, inkasohen borxhe në vlerë prej 127 mije euro

ATK: Konfisikime në disa subjekte biznesore, inkasohen borxhe në vlerë prej 127 mije euro

14 vdekje dhe 520 raste të reja me COVID-19

14 vdekje dhe 520 raste të reja me COVID-19