Kryediplomati malazez: Demarkacioni, problem i brendshëm i partive politike të Kosovës

10.01.2017 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryediplomati malazez: Demarkacioni, problem i brendshëm i partive politike të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviç, gjatë vizitës në Tiranë ka deklaruar se vendi i tij ka marrëdhënie të mira me Kosovën.
Në lidhje me demarkacionin ai ka deklaruar se kjo çështje nuk përbën problem për Malin e Zi, është një problem i brendshëm i Kosovës.

Mali i Zi nuk ka asnjë problem në lidhje me çështjen e demarkacionit me Kosovën. Kështu ka deklaruar në Tiranë në vizitën e tij zyrtare ministri i Jashtëm malazez, Sërgjan Darmanoviç, gjatë një Konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati.

“Mali i Zi ka marrëdhënie shumë të mira me Kosovën. Çështja e demarkacionit nuk përbën një problem për ne. Kjo çështje i takon forcave politike në Kosovë që ta zgjidhin. Është problem i brendshëm i tyre”, tha ai.

Në pyetjen se çfarë hapash ka ndërmarrë Tirana zyrtare në lidhje me ndalimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga policia franceze, ministri Bushati tha se janë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet në Prishtinë dhe me ato franceze dhe të Bashkimit Europian.

Gjatë kësaj vizite të kryediplomatit malazez në Tiranë u fol edhe për krijimin e komunës së Tuzit dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi. /Rtk/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com
Kush e ndali trenin?
artikull i sponzorizuar


Pushimet tatimore mundësi për tërheqjen e investitorëve

Pushimet tatimore mundësi për tërheqjen e investitorëve

OESD kërkon paratë e tenderit për pasaporta – njofton BE’në për vonesat e Kosovës

OESD kërkon paratë e tenderit për pasaporta – njofton BE’në për vonesat e Kosovës

The Times: Qeveria britanike e fshehu dështimin e testit bërthamor

The Times: Qeveria britanike e fshehu dështimin e testit bërthamor

24 persona figurojnë të zhdukur nga orteku që goditi hotelin në Itali

24 persona figurojnë të zhdukur nga orteku që goditi hotelin në Itali

Pal Lekaj i quan servilë udhëheqësit e Kosovës

Pal Lekaj i quan servilë udhëheqësit e Kosovës

Vuçiq kërkon që në Njësinë Speciale të ketë edhe serbë

Vuçiq kërkon që në Njësinë Speciale të ketë edhe serbë

Fansi më i zjarrtë i Pacollit (Foto)

Fansi më i zjarrtë i Pacollit (Foto)

LSDM premton pensione shtetërore për të gjithë qytetarët

LSDM premton pensione shtetërore për të gjithë qytetarët

Njohja nga Serbia të kushtëzohet

Njohja nga Serbia të kushtëzohet

Vrasja e të riut me thikë, sherri midis familjeve nisi për shkak të nuses

Vrasja e të riut me thikë, sherri midis familjeve nisi për shkak të nuses

Ushtari i NATO’s ka bërë diçka të mrekullueshme për Drenasin (Foto)

Ushtari i NATO’s ka bërë diçka të mrekullueshme për Drenasin (Foto)

Deputetët nuk pranojnë t’u rriten pagat

Deputetët nuk pranojnë t’u rriten pagat

Vuçiq thotë se dialogu me Prishtinën vazhdon të martën, merr pjesë edhe Nikoliqi

Vuçiq thotë se dialogu me Prishtinën vazhdon të martën, merr pjesë edhe Nikoliqi

Kapen me 3.785 kg drogë, dy të arrestuar

Kapen me 3.785 kg drogë, dy të arrestuar

Të rinjtë kosovarë janë të gatshëm t’i shërbejnë Ushtrisë

Të rinjtë kosovarë janë të gatshëm t’i shërbejnë Ushtrisë

Suharekë: Paguan barnat me 100 euro të falsifikuara

Suharekë: Paguan barnat me 100 euro të falsifikuara