Kryediplomati çek tallet me Presidentin: Tha se nuk e do Kosovën sepse na mposhti në futboll

11.09.2019 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryediplomati çek tallet me Presidentin: Tha se nuk e do Kosovën sepse na mposhti në futboll

Reagime të ashpra në vetë Çekinë ka shkaktuar deklarata e presidentit Millosh Zeman se e do Serbinë por nuk e do Kosovën, ndërsa shefi i diplomacisë çeke, Tomas Petricek, është përpjekur që këtë deklaratë ta shndërrojë në shaka, se si presidenti nuk e do Kosovën sepse ajo e ka mundur kombëtaren çeke këto ditë dhe se për këtë, si simpatizues, nuk e do.

Për shkak të deklaratës së presidentit çek Millosh Zeman, autoritetet e Kosovës nuk do të marrin pjesë në samitin e kryeministrave të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor në Pragë.

Këtë e ka publikuar agjencia çeke e lajmeve CTK duke pretenduar se bëhet fjalë për deklaratën e Millosh Zemanit se i do serbët por se nuk e do Kosovën dhe paralajmërimit të tij se Çekia mund ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Pas fjalëve të presidentit çek në Beograd, siç merr vesh CTK, në samitin e Pragës deri tani nuk ka asnjë konfirmim të pjesëmarrjes së të ftuarve.
Kosova ishte dashur të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, por nikoqirët çek po lusin që Kosova të përfaqësohet së paku në ndonjë nivel më të ulët.Shefi i diplomacisë çeke ka porositur se Çekia ka marrëdhënie korrekte edhe me Kosovën edhe me Serbinë dhe se është në mesin e më shumë se 100 vendeve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se është në interes të sigurisë evropiane që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE, derisa përfaqësuesit e opozitës çeke e kanë dënuar ashpër Zemanin i cili jep deklarata të tilla të papërgjegjshme në rajon.

“Do të thosha, le të murmuritë çfarë të dojë. Politikën e jashtme dhe drejtimin e saj e cakton qeveria”, ka thënë lideri i opozitës Vit Rakusan.Ish shefi i diplomacisë çeke nga partia opozitare liberale TOP09 Karel Schëarzemberg, e ka porositur Zemanin që nëse mendon se Kosova nuk ekziston, le t’i pyesë futbollistët çek.“Kjo nuk është e mundur. Nëse ndonjë shtet është i njohur, nuk mund të themi se nuk ekziston”, ka thënë Schëarzemberg i cili ishte shefi i diplomacisë në qeverinë e kryeministrit Mirek Topolanke kur Çekia e ka njohur pavarësinë e Kosovës në maj 2008.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant se bashku me vajzën e tij

Vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant se bashku me vajzën e tij

Ngjarja horror/ Babai gjen të vdekur 3 fëmijët dhe gruan të shtrirë në rrugë (Foto)

Ngjarja horror/ Babai gjen të vdekur 3 fëmijët dhe gruan të shtrirë në rrugë (Foto)

Grenell: Mirë që Kosova dhe Serbia e panë ‘dritaren e vogël’ që Trump e ka hapur për to

Grenell: Mirë që Kosova dhe Serbia e panë ‘dritaren e vogël’ që Trump e ka hapur për to

Përplaset helikopteri, vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant

Përplaset helikopteri, vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant

Nesër në Berlin do të bisedohet rreth rivendosjes së hekurudhës mes Kosovës e Serbisë

Nesër në Berlin do të bisedohet rreth rivendosjes së hekurudhës mes Kosovës e Serbisë

Nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit,   Presidenti Thaçi merr pjesë

Nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, Presidenti Thaçi merr pjesë

A do të konstatohet sot që nuk ka kushte për marrëveshje mes LVV-së e LDK-së?

A do të konstatohet sot që nuk ka kushte për marrëveshje mes LVV-së e LDK-së?

Politikologu: Partia e Isa Mustafës, marrëveshjen e mundshme me LVV’në, e ka konvertuar në pazar politik

Politikologu: Partia e Isa Mustafës, marrëveshjen e mundshme me LVV’në, e ka konvertuar në pazar politik

Infektologët kosovarë apelojnë: Shteti ta shtojë kujdesin rreth coronavirusit

Infektologët kosovarë apelojnë: Shteti ta shtojë kujdesin rreth coronavirusit

Polemika rreth Ligjit për ndalimin e importit të mbeturinave në Maqedoninë e V

Polemika rreth Ligjit për ndalimin e importit të mbeturinave në Maqedoninë e V

Sulmoi policin në Lipjan, një serb i dehur arrestohet nga policia

Sulmoi policin në Lipjan, një serb i dehur arrestohet nga policia

Të anulohet projekti në Liqenin e Badovcit, nëse jo paralajmërohen protesta

Të anulohet projekti në Liqenin e Badovcit, nëse jo paralajmërohen protesta

Dyshohet se festoi Vitin e Ri me armë zjarri, u arrestua dje nga policia në Pejë

Dyshohet se festoi Vitin e Ri me armë zjarri, u arrestua dje nga policia në Pejë

Sipas PSD, marrëveshjet e arritura nga ky proces janë të dëmshme

Sipas PSD, marrëveshjet e arritura nga ky proces janë të dëmshme

Bashkimi i shëndetësisë me sportin dhe ndarja e MKRS-së, kundërshtohet

Bashkimi i shëndetësisë me sportin dhe ndarja e MKRS-së, kundërshtohet

Pse Trump po angazhohet kaq fort për Kosovën e Serbinë

Pse Trump po angazhohet kaq fort për Kosovën e Serbinë