Kryebashkiaku që kërcënoi gazetarin, akuzohet pë trafikant

E publikuar: 30/09/2017 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook, ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Has, Adem Lala si të përfshirë familjarisht më trafikun e qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt Anglisë.
Adem Lala pak muaj më parë kërcënoi me vrasje gazetarin e “Gazeta Impakt” për shkak se ky i fundit zbuloi një skandal në Bashkinë Has.

”Kryetari siçilist i Bashkise se Hasit i perfshire familjarisht ne trafikun e qenieve njerezore!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Zoti Berisha përshendetje, ne fillim ju lutem per konfidencialitet te plote te këtij mesazhi, sepse ushtroj nje funksion publik.
Nje nder problemet kryesore me te cilat po perballet Shqiperia eshte edhe kërkesat e larta per azil ne vendet e BE, dhe ikja nga shqiperia drejt Britanise se Madhe te qindra shqiptareve, fakt ky i denoncuar nga mediat me prestigjioze disa here. Por po te shkruaj kete mesazh per te denoncuar nje rast i cili deri me sot ka kaluar ne heshtje te plote edhe pse ne dijeni te këtij jane cdo institucion ligjzbatues ne zonen e Hasit. Behet fjale per vellezerit e kryetarit te bashkime Has, Adem Lala. Vellezerit e tij, prej vitesh merren me trafikimin e qenieve njerezore nga Shqiperia drejt Britanise se Madhe, fakt ky qe dihet nga cdo hasjane dhe eshte lehtësisht i vertetueshem. Por nuk përfundon me kaq, parate qe marrin dy vellezerit e kryetarit te Bashkise (12-14 mije paund per nje person) kalojne pikërisht nga kryetari i bashkime dhe nipi i tij, shofer personal i kryetarit (buk po e përmendim nepotizmin ne kete rast, sepse ka dhjetra raste te tjera ne kete bashki te tilla). Pra fare po ndodh ne Has, bashkia me e varfer ne vend, Kryetari Lala,detyrone hasjanet, te cilet nga varfëria detyrohen ti drejtohen vellezerve te kryetarit per te gjetur shpetim dhe per te ikur nga vendi, keto para qarkullojne ne kete institucion lirshem dhe pa kurrfarë kontrolli kalojne ne llogarite e kryetarit, nipit dhe vellezerve te tij. Nuk po e bej kete denoncim per te treguar sa keq qeverise kryetari i bashkime, por per te treguar se ai eshte kriminel, dhe per ti bere thirrje institucioneve te vihen menjehere ne lëvizje.”.-shkruan Berisha./Gazeta Impakt