KRU ‘Prishtina’: Shkyçja e borxhlinjve nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit është duke vazhduar

E publikuar: 18/02/2020 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit si, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë se është duke vazhduar aksionin për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

KRU “Prishtina” thotë se me shkyçje nga shërbimet po përballet secili konsumatorë që ka borxhe mbi 100 euro.

“KRU ‘Prishtina’ ka intensifikuar aktivitetet për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit (shkyçje individuale të shërbimit, padi gjyqësore, përmbarues privat) dhe natyrisht kjo shkakton shpenzime shtesë për buxhetin tuaj familjarë. Kompania iu ka ofruar bashkëpunim dhe mundësi të lehta të ndryshme për pagesa të shërbimeve si, riprogramim për borxhe të akumuluara, andaj shfrytëzojeni këtë mundësi”, thuhet në njoftimin e kompanisë, përcjell Telegrafi.

Në fund, KRU “Prishtina” i fton borxhlinjtë që urgjentisht t’i paguajnë detyrimet që kanë ndaj kompanisë.