KRU “Gjakova” njofton qytetarët të kenë kujdes, po manipulohet uji i pijshëm

E publikuar: 02/07/2020 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka publikuar një njoftim për qytetarët e këtij qyteti, ku thotë se flitrat e ujit të pijshëm janë duke u manipuluar.

“KRU Gjakova” më tutje njofton se ky manipulim është një problem për konsumatorët të cilët furnizohen më ujë të pijshëm.

KRU “Gjakova” thotë se është përgjegjëse falë ndërgjegjësimit të konsumatorëve një fenomen i tillë është më pak i dukshëm për të mos thënë fare.

Gjithsesi KRU “Gjakova” apelon tek konsumatorët që të mos bien pre e manipulimeve duke shpenzuar të holla në këto aparate pasi që cilësia e ujit e cila furnizon zonën e menagjuar nga KRU “Gjakova” i plotëson të gjitha standardet e kërkuara nga IKSHP dhe mekanizmat e tjerë mbikqyrës duke ju siguruar që furnizimi me ujë është i cilësisë më të lartë të mundëshme.

Të bashkëngjitur e keni shkrimin e nxjerrur nga Këshilli Ndërministror për Ujëra.

Të nderuar konsumatorë,

Cilësia e ujit të pijshëm e cila furnizohet përmes sistemit publik të ujësjellësit i cili menaxhohet nga Kompanitë Rajonale të Ujit është e mirë dhe në pajtim me standardet e cilësisë të përcaktuara me aktet ligjore në fuqi. Konstatimi se cilësia e ujit është e mirë është rezultat i monitorimit të cilin e kryen Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Kompanitë Rajonale te Ujit.

Prandaj, ofertat e aparateve për filtrim nga shitësit e këtyre aparateve janë
dezinformuese duke tentuar që të shkaktojnë dyshime për cilësinë e ujit të sistemit duke pasur per motiv shitjen e këtyre aparateve. Këta shitës, në prezantimin e aparateve të tyre të aparateve të filtrimit qe bëjnë tek qytetarët, tentojnë që t`i bindin ata se uji i sistemit të ujësjellësit është i cilësisë së dobët dhe rrjedhimisht ka nevojë për filtrim shtesë.

Pra,bëhet fjalë për mashtrim të qytetarëve duke manipuluar përmes demonstrimit se kinse uji nga sistemi i ujësjellësit nuk është i cilësisë së duhur dhe që duhet të filtrohet me aparate të filtrimit. Demonstrimi i “cilësisë së keqe” të ujit të sistemit të ujësjellësit bëhet me elektrolizën e ujit të rubinetit.

Duke pasur parasysh që uji nga sistemi i ujësjellësit përmban minerale natyrore dhe, në anën tjetër, elektrodat që përdoren pë demonstrim janë metalike, shkaktohet reaksioni kimik i cili jep efektin vizual të turbullimit të tmerrshëm të ujit të rubinetit.

Duke pasur të gjitha këto parasysh, qytetarët duhet ta kenë të qartë që për ujin i cili furnizohet nga sistemet publike të ujësjellësit nuk ka nevojë për filtrim shtesë.

Vendosja e aparateve për filtrim përpos që ka kosto, nuk ka asnjë efekt dhe arsyeshmëri shëndetësore.

Për më tepër, uji i trajtuar me këto aparate ka demineralizim të shkallës
së palejuar, përçueshmëri të ulët, dhe pH të ndryshuar.