Kroos: Eibari e meritoi fitoren, duhet të përmirësohemi shumë në mbrojtje

E publikuar: 25/11/2018 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi është shokuar nga Eibari, pasi ka pësuar humbje me rezultat 3-0.

Skuadra vendase ishte bindshëm më e mirë dhe arriti me plot sukses t’i arkëtoj tri pikë nga kjo përballje.

Mesfushori gjerman, Toni Kroos ka thënë se janë tejet të zhgënjyer me humbjen e pësuar.

“Sigurisht që jemi të zhgënjyer nga kjo disfatë, nuk ishim mirë dhe Eibari meritoi plotësisht fitoren”, deklaroi Kroos.

(Photo by Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Është vështirë të shpjegohet se çfarë ndodhi në këtë takim, por mund të them se nuk na doli ndeshja ashtu siç e parashikuam”, tha gjermani.

Tutje Kroos deklaroi se skuadra duhet të përmirësohet shumë në mbrojtje pasi po pësojnë shumë gola.

“Duhet të përmirësohemi shumë në mbrojtje, pasi po pësojmë shumë gola”.

“Të martën na pret një ndeshje tjetër shumë e vështirë, duhet të ndryshojmë dhe të marrim fitoren”, deklaroi Kroos. /Telegrafi/