Kroos del kundër Ozilit: Po flet gjëra të pakuptimta, nuk ka racizëm të Gjermania

E publikuar: 16/08/2018 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Real Madridit dhe Kombëtares së Gjermanisë, Toni Kroos, e ka komentuar largimin e Mesut Ozil dhe deklaratën e tij të pensionit.

Sipas Kroos, akuzat e Ozil për racizmin janë “të pakuptimta”.

“Mesut ishte një lojtar i çmuar i kombëtares dhe meritonte një lamtumirë më të mirë. Kam luajtur me Mesutin për vite me radhë dhe e di se ai është një djalë i mirë, por mënyra se si ka thënë lamtumirë nuk është në rregull”.

Toni Kroos dhe Mesut Ozil gjatë vitit 2014 (Getty Images)

“Një pjesë e deklaratës së tij është e saktë, por në shumë pjesë të saj ka thënë gjëra të pakuptimta”.

“Mendoj se ai e di se nuk ka racizëm brenda ekipit kombëtar dhe brenda DFB-së (federatës), përkundrazi, ne jemi gjithnjë shumë të përkushtuar ndaj diversitetit dhe integrimit”.

Gjermania këtë kampionat (Getty Images)

“Mesut ishte një shembull i mirë për këtë, siç ishin shumë lojtarë të tjerë”.

Për fotografinë e Ozil me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, Kroos po ashtu ka disa fjalë.

“Ai u kritikua me të drejtë, por iu dha mundësia që ai t’i shpjegojë motivet e tij. Pavarësisht nga të gjitha këto, e kishte mbështetjen e grupit dhe ekipit. Ai si të gjithë ne të tjerët,  u kritikua për performancën e tij gjatë Kampionatit Botëror”.

Fotografia e Ozilit me Erdoganin

“Mënyra se si u shpreh kjo kritikë nuk ishte e mirë, por kjo është diçka që duhet të kalosh si futbollist”, ka thënë Kroos për BILD. /Telegrafi/