Krokodili i madh ecën me qetësi përmes veturave, në një sallon në Meksikë (Video)

E publikuar: 27/12/2018 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një krokodil i madh është filmuar duke u endur përmes veturave të reja në një sallon veturash të Chrysler.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kafsha me qetësi e ka eksploruar dyqanin ndërsa është filmuar nga punëtorët e tronditur në qytetin e Puerto Vallarta në Meksikën perëndimore.

Krokodili mund të shihet duke ecur në mes të makinave dhe shitësin si dhe një njeri mund të dëgjohet duke thirrur shërbimin e Mbrojtjes Civile.

Mediat lokale raportojnë se roja e sigurisë kishte dëgjuar disa zhurma brenda dyqanit dhe fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për hajdutë, përpara se të vërente krokodilin.

Sipas policisë lokale në Puerto Vallarta, kafsha nuk u dëmtua dhe nuk shkaktoi ndonjë dëm në këtë zonë, pas së cilës gjë u kthye në habitatin e tij natyral pa asnjë problem.

Është e panjohur se si kafsha arriti të hyjë në dyqan, por thuhet se fillimisht u fsheh nën një nga makinat.

Disa raporte sugjerojnë se kafsha kishte ardhur nga një fushë e afërt e golfit. /Telegrafi/