Kroatit të rrëmbyer nga ISIS-i i kanë mbetur edhe 24 orë jetë

E publikuar: 06/08/2015 18:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kroatit të rrëmbyer nga ISIS-i I kanë mbetur edhe 24 orë jetë ​Kroatit të rrëmbyer nga ISIS-i I kanë mbetur edhe 24 orë jetë
Kanë mbetur më pak se 24 orë autoriteteve kroate dhe atyre të Egjiptit që të shpëtojnë vdekjen e Tomisllav Salopek të cilin e kanë rrëmbyer pjesëtarët e ISIS-it.

Shtetasi kroat është rrëmbyer më 22 korrik në Egjipt ndërkaq xhihadistët kanë publikuar një video xhirim ku i ulur në gjunjë lexon lajmërimin se do të vritet nëse autoritetet e Egjiptit në afat prej 48 orësh nuk i lirojnë myslimanet që gjenden në burg.

“Unë jam Tomisllav Salopek, kam 30 vjet, punoj për një kompani franceze në Kairo. Ushtarët e ISIS-it më kanë rrëmbyer më 22 korrik dhe duan që të më ndërrojnë me gratë myslimane që janë në burgjet e Egjiptit, e kjo duhet të ndodhë për 48 orë, ose do të më vrasin”, ka thënë Salopek në xhirim që është publikuar të mërkurën në mbrëmje.

Kompania franceze për të cilën ka punuar kroati ka konformuar se videoja është autentike ndërsa nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë thuhet se ministrja Vensa Pushiq ka vënë kontakt me autoritetet në Egjipt.

Ajo të enjten së bashku me bashkëshorten e Salopekut të zënë rob ka udhëtuar për në Kajro.
Xhihadistët deri më tani kanë ekzekutuar publikisht të huajt, James Foley, David Haynes, Alan Henning ,Kenji Gotou dhe Harun Yukawa.