Kroacia vendos të ekstradojë Ismail Morinën në Serbi

E publikuar: 17/08/2017 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gykata e Dubrovnikut ka vendosur për herë të dytë ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi.
“News 24”, thekson se pas kthimit të dosjes nga Gjykata e Lartë për rigjykim në Shkallën e Parë, sërish Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur që shqiptari të ekstradohet.

Tashmë pritet hapi i radhës nga pala mbrojtëse, e cila me shumë mundësi do të vendosë që të apelojë sërish në Gjykatën e Lartë.
Por edhe nëse Gjykata e Lartë do të vendosë që të ekstradohet, fjalën e fundit do të thotë ministri i Drejtësisë së Kroacisë për ekstradimin në Serbi.