Kroacia e gatshme për ta ndihmuar ushtrinë e Kosovës

E publikuar: 07/11/2018 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Damir Krstiçeviq ka thënë se në këtë çështje do ta ndihmojnë Republikën e Kosovës, ashtu siç kanë ndihmuar Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Damir Krstiçeviq është takuar sot me ministrin e Sigurisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berishën, me të cilin kanë diskutuar për formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Krstiçeviq ka thënë se në këtë çështje do ta ndihmojnë Republikën e Kosovës, ashtu siç kanë ndihmuar Maqedoninë dhe Malin e Zi.

“Të gjithë e shohin ushtrinë kroate si një shembull te profesionalizmit. Ne jemi të gatshëm që njohuritë tona ti ndajmë me miqtë dhe partnerët tonë nga Kosova, në rrugën drejt integrimeve Euro-Atlantike, njëjtë siç kemi ndihmuar Malin e ZI dhe Maqedoninë”, ka thënë ministri kroat raporton AA, transmeton lajmi.net.

Kurse, Berisha e ka njoftuar Krstiçeviqin me procesin e transformimi të FSK-së në Ushtri të Republikës së Kosovës dhe tri projekt-ligjet e miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Mandati i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jetë forca multietnike, profesionale që do t’i shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve, shtetit tonë dhe të gjithë rajonit”, ka deklaruar ministri Berisha.

Formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës e kanë përkrahur fuqishëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.