Kroacia barazon ndaj Rusisë me golin e Kramaricit

E publikuar: 07/07/2018 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Kroacisë ka gjetur golin e barazimit ndaj Rusisë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës.

Është sulmuesi Andrej Kramaric, i cili ka shënuar për barazimin 1-1.

Kramaric ka shënuar me kokë në minutën e 39-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas një kundërsulmi të shpejt, ku në fund u asistua nga Mario Mandzukic. /Telegrafi/