Kroaci – Danimarkë, formacionet zyrtare

E publikuar: 01/07/2018 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Danimarkës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Kroacia dhe Danimarka do të ndeshen mes vete në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Ballkanasit vijnë në këtë ndeshje si lider i Grupit D, ndërsa skandinavët nga pozita e dytë në Grupin B.

Trajnerët e të dyja skuadrave duan çerekfinalen, kështu që kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira.

Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me Rusinë, që mposhti Spanjën pas penalltive.

Kroacia: Subasic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic; Rakitic, Brozovic; Rebic, Modric, Perisic; Mandzukic.

DanimarkaSchmeichel, Dalsgaard, Jorgensen, Kjaer, Knudsen; Christensen, Delaney, Eriksen; Poulsen, Cornelius, Breathwaite.

/Telegrafi/