Kroaci 1-1 (3-2) Danimarkë, notat e lojtarëve

E publikuar: 01/07/2018 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Kroac[social link=”” icon=”62218″]isë është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ pas fitores në penallti ndaj Danimarkës.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, kurse në vazhdime asnjëra skuadër nuk shënoi gola.

Golin e vetëm për Danimarkën e shënoi Mathias Jorgensen në minutën e parë, por lojtari më i mirë për danezët ishte Kasper Schmeichel.

Kasper Schmeichel në momentin kur shënoi Mathias Jorgensen (Foto: Getty Images)

Schmeichel ishte ai që në minutën e 115-të mbrojti penalltinë e Luka Modric. Me këtë rast numri një danez ishte edhe lojtari i ndeshjes.

Për Kroacinë shënoi Mario Mandzukic në minutën e katër, ndërsa më i miri ishte Ante Rebic.

Ivan Rakitic duke iu gëzuar penalltisë së fitores ndaj Danimarkës (Foto: Getty Images)

Por, me notë të lartë u vlerësuan edhe Ivan Rakitic, Domagoj Vida dhe portieri Danijel Subasic.

Në çerekfinale Kroacia do të luajë kundër Rusisë, kurse më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/

Kroacia:

Danimarka: