Krizë golash te Juventusi: 12 rrjeta në 15 ndeshje

E publikuar: 22/10/2015 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi në krizë në fazën ofensive. Ecuria e dobët në Serinë A nuk është e rastësishme dhe lidhet pikërisht me faktin që skuadra e Allegrit është pak efiçente përpara portës.

Sulmi i bardhezinjve është thuajse inekzistent. Edhe pse në Champions League nuk e njeh humbjen në këtë edicion dhe është skuadra që ka lejuar më pak gjuajte drejt portës së Buffon, problemi kryesor i Juventusit lidhet me shënimin e golave.

Pas largimit të Vidal dhe Pirlos në mesfushë dhe të Carlos Tevez në sulm, “Zonja e Vjetër” vuan. Rendimenti dhe rezultatet nuk janë ato të priturat, qoftë në kampionat ashtu edhe në Europë.

Statistikat konfirmojnë shqetësimin rreth aftësive finalizuese të nënkampionëve të Europës. Vetëm 15 gola të realizuar në 12 ndeshjet e fundit mes kupave dhe Serisë A.

Mesatarisht 0,8 gola për ndeshje. Një sterilitet që rrezikon të ngrejë dyshime rreth rinovimit të skuadrës dhe zgjedhjeve të klubit në merkato.

Përveç Alvaro Moratës, sezoni i të cilit ëhstë ndikuar nga dëmtimet, rriten dyshimet për afrimet e Mandzukic dhe Dybala. Lojtarët e afruar me bujë në merkaton e verës ende nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre.

Problemet e Juventusit përpara portës u konfirmuan edhe në barazimin pa gola përballë Borussia Monchengladbach. Ky ishte rezultati i 11-të pozitiv radhazi në shtëpi, megjithatë mangësitë e shfaqura përpara portës bëjnë që bardhezinjtë të buzëqeshin vetëm përgjysmë. Mbi të gjitha duke e krahasuar ekipin me vitet e kaluara, kur ata ishin një makineri golash.