Kriza për ujë të pijshëm, vetëm prishtinasit kanë 47 milionë euro borxhe

19.02.2020 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kriza për ujë të pijshëm, vetëm prishtinasit kanë 47 milionë euro borxhe

Mungesa e reshjeve atmosferike, për disa rajone të Kosovës si Prishtina me rrethinë dhe Gjilani, nga organet kompetente, po paralajmërohet se do të sjellë si pasojë mungesën e ujit të pijshëm.

Krahas shterjes së burimeve të ujit të pijshëm, një problem tjetër që e bën gjendjen edhe më të rëndë, konsiderohet të jetë mospagesa e borxheve nga qytetarët për ujin që konsumojnë.

Vetëm qytetarët e Prishtinës me vendbanimet përreth, i kanë borxh Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, rreth 47 milionë euro.

Borxhi i grumbulluar, sipas kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Ilir Abdullahu, ka bërë që të mendojnë për ç’kyçje të konsumatorëve nga rrjeti i furnizimit me ujë, ndonëse ende nuk ka një vendim të prerë.

Ndonëse rezervat e ujit, sipas ujësjellësit po zvogëlohen, aktualisht qytetarët e Prishtinës me rrethinë furnizohen me ujë të pijes 24 orë në ditë.

Labinot Rexha, një qytetar i Prishtinës, i cili jeton në një banesë kolektive me katër anëtarë të tjerë të familjes, tha se nuk është pagues i rregullt i ujit. Ai tregon arsyet pse nuk e paguan ujin të cilin e shpenzon.

“Të gjithë e dimë që pa ujë s’ka jetë, por unë nuk e paguaj për arsye se asnjëherë, pra asnjë muaj, nuk më vjen çmimi i njëjtë. Kam qenë në kompaninë e Ujësjellësit ‘Prishtina’ dhe më kanë thënë se duhet ta montojë një orë vetëm për vete, në mënyrë që të dihet saktë se sa shpenzoj”, tha ai.

“Atë (orën e ujit) duhet ta paguaj unë vet, kushton diku rreth 50 euro dhe nuk po kam mundësi, pasi jetojmë vetëm me një pagë, e jemi pesë anëtarë të familjes. Pra, unë nuk mund ta paguaj ujin, aq sa nuk shpenzoj. Ka raste kur për një muaj më vjen fatura deri në 30 euro. Kjo është e papërballueshme, por është edhe paushall, pra nuk është matje reale sepse unë nuk jam kompani apo autolarje të shpenzoj aq shumë ujë”, tha ai.

Në anën tjetër, kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, konfirmon se po përballet me vështirësi, pasi niveli i ujit në liqenet akumuluese, atij të Batllavës dhe Badovcit prej nga furnizohen më shumë se 140 mijë qytetarë me ujë të pijes, ka rënë minus dhjetë metra, si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike.

Kryeshefi ekzekutiv i ujësjellësit, Ilir Abdullahu thotë se kur reshjet mungojnë, niveli i ujit bie pasi që liqenet e Batllavës dhe Badovcit janë rezervuarë apo liqene artificiale, që janë të ndërtuar në pellgje dhe varen nga akumulimi i reshjeve të shiut dhe borës. /REL

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kryesia vendos, të martën seanca për Pakon Emergjente të propozuar nga PDK-ja

Kryesia vendos, të martën seanca për Pakon Emergjente të propozuar nga PDK-ja

Pakoja emergjente e qeverisë, e mangët në adresimin e nevojave të sektorit privat

Pakoja emergjente e qeverisë, e mangët në adresimin e nevojave të sektorit privat

Lajçak i shkruan Thaçit për dialogun me Serbinë, thotë se do të fillojë punën e tij pas tejkalimit të krizës së pandemisë COVID-19

Lajçak i shkruan Thaçit për dialogun me Serbinë, thotë se do të fillojë punën e tij pas tejkalimit të krizës së pandemisë COVID-19

Zaev dhe Mickoski vendosen në izolim 14 ditësh

Zaev dhe Mickoski vendosen në izolim 14 ditësh

Anthony Fauci: Koronavirusi mund t’i rezistojë edhe motit të ngrohtë

Anthony Fauci: Koronavirusi mund t’i rezistojë edhe motit të ngrohtë

Studiuesit: Kemi zbuluar se ka tri variante të coronavirusit të ri, të përhapur në të gjithë botën

Studiuesit: Kemi zbuluar se ka tri variante të coronavirusit të ri, të përhapur në të gjithë botën

Nga Komuna e Prishtinës #rriNshpi me neve

Nga Komuna e Prishtinës #rriNshpi me neve

Konsullatat e “paprecedenta” do të rishikohen

Konsullatat e “paprecedenta” do të rishikohen

Koha në Kosovë

Koha në Kosovë

Qeveria nuk duhet të flejë, t’i eliminojë taksat për lëndën e parë

Qeveria nuk duhet të flejë, t’i eliminojë taksat për lëndën e parë

Tensione Itali-Gjermani, koronavirusi fut në krizë Bashkimin Evropian

Tensione Itali-Gjermani, koronavirusi fut në krizë Bashkimin Evropian

Shkon në shtatë numri i viktimave në Kosovë nga virusi korona

Shkon në shtatë numri i viktimave në Kosovë nga virusi korona

Kryeministri Kurti: Ka një ujdi të fshehur ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit

Kryeministri Kurti: Ka një ujdi të fshehur ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit

Mjeku i njohur jep lajmin e shumëpritur: Ditët më të vështira…

Mjeku i njohur jep lajmin e shumëpritur: Ditët më të vështira…

Kurti: Thaçi shkeli Kushtëtutën kur i ftoi të gjithë liderët e partive, Gjykata Kushtetuese do të ketë punë në pranverë

Kurti: Thaçi shkeli Kushtëtutën kur i ftoi të gjithë liderët e partive, Gjykata Kushtetuese do të ketë punë në pranverë

Kurti: Situatën në Veri të vendit e trashëguam, rrëzimini Qeverisë i vështirësoi punët për ta bërë më të mirën

Kurti: Situatën në Veri të vendit e trashëguam, rrëzimini Qeverisë i vështirësoi punët për ta bërë më të mirën