Kriza greke, pritet të martën firma për 3.5 miliard euro

E publikuar: 11/08/2015 00:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Greqia dhe huadhënësit ndërkombëtarë janë në prag të përmbylljes së marrëveshjes që synon të mbajë gjallë ekonominë e vendit.

Palët janë në një garë me kohën që deri të martën të arrijnë nënshkrimin e memorandumit të tretë të ndihmës prej 86 miliard euro.

Një zyrtar i Ministrisë greke të Financave tha se palët diskutojnë marrëveshjen fjali për fjali dhe frazë për frazë.

Edhe një zëdhënës i Komisionit Evropian ka thënë se palët janë në prag të arritjes së marrëveshjes. Athina shpreson të shpërblehet për reformat e thella strukturore dhe financiare dhe të vijojë të shmangë qorrsokakun ekonomik dhe të qëndrojë në zonën euro.

Zyrtarët grekë kërkojnë që të arrijnë marrëveshjen përpara 20 gushtit, datë kur maturohet dhe borxhi prej 3.5 miliard euro që vendi i detyrohet Bankës Qendrore Evropiane.

Pasi të arrihet, marrëveshja votohet në Parlamentin grek dhe më pas ratifikohet edhe nga Ministrat e Eurozonës.

Masat përmbajnë rritjen e TVSH-së në disa artikuj bazë, zgji dhjen e kredive të këqija, reduktimin e pensioneve dhe ndryshimin e tatimeve ndaj fermerëve.

Lidhur me tkurrjen e administratës publike, 60 mijë nëpunës pritet të dalin në pension gjatë këtij viti./Ora News/