Kriza e furnizuesve të Apple nxjerr në pah shitjet e dobëta të iPhone

E publikuar: 15/05/2019 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foxconn dhe Japan Display raportuan të dhëna financiare zhgënjyese këtë javë ndërsa efektet e shitjeve të iPhone kanë filluar të ndihen në zinxhirin furnizues të Apple.

Të ardhurat e Foxconn ranë me 17.7% në 637.26 milionë dollarë në tre mujorin e parë. E njëjta situatë edhe për Japan Display i cili raportoi rënie me 17.2%.

Ky i fundit fajëson rënien e shitjeve të ekraneve OLED. Gjithashtu vunë theksin tek rënia e shitjeve në tregjet globale dhe ato Kineze dhe rritja e ciklit të jetëgjatësisë së smartfonëve.

Ngadalësimi global i shitjeve i është faturuar rritjes së kostove të telefonëve. Telefonët premium sot kushtojnë më shumë se 1,000 dollarë dhe konsumatorë po i mbajnë për një kohë më të gjatë.

Konkretisht përdoruesit e iPhone po i mbajnë telefonët për tre apo katër vite me radhë. Firma analitike IDC thotë se 2018 ishte viti më i keq me shitjet që kanë rënë me 4.1%.

Situata nuk sheh përmirësim në të ardhmen se Apple iPhone nuk kanë për tu shitur më lirë. JPMorgan tha se Apple duhet të rrisë koston e iPhone me 14% për përballur tarifat e luftës tregtare SHBA-Kinë.

Në përpjekje për tu shmangur nga varësia e pajisjeve, Apple po vendos në fokus biznesin e shërbimeve me oferta të reja si Apple News+ apo Apple TV. /PCWorld Albanian