Kriza e emigracionit në Evropë: Vetëm për një muaj arrijnë 100 mijë emigrantë (Foto&Video)

E publikuar: 20/08/2015 00:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Organizata Frontex mbikëqyr statistikat e emigracionit që nga viti 2008, mirëpo sipas tyre fluksi nuk ka qenë asnjëherë më i madh se sa gjatë këtij viti.
Në krahasim me muajin qershor që ishin rreth 70 mijë, në korrik ka pasur një rritje për mbi 30%.

Në aspektin e përgjithshëm, këtë gjysmëvit, nga janari deri në korrik numri i emigrantëve ka arritur numrin 340 mijë, krahasuar me vitin e kaluar të periudhës së njëjtë ku numri ka qenë 123 mijë e 500.

Këto dyndje të mëdha të emigranteve janë edhe arsyet e shtimit të kontrollit në zonat kufitare të Greqisë, Italisë dhe Hungarisë, kufij këta ku hyrjet janë më të mëdha.

Sipas statistikave të Frontex, nëntë prej dhjetë këtyre emigranteve vijnë nga Afrika, Eriteria dhe Nigeria.

Po ashtu, edhe sa i përket Ballkanit Perëndimor, autoritetet e Hungarisë tregojnë se ka pasur rreth 34 mijë e 800 raste të hyrjeve ilegale. (lajmi.net)

emigracioni3emigracioni1emigracioni