Kritikuesi i ashpër i Trumpit, Steinmeier, zgjidhet President i ri i Gjermanisë

E publikuar: 12/02/2017 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asambleja parlamentare e Gjermanisë e ka zgjedhur sot Frank-Walter Steinmeierin president të ri të vendit me shumicë votash.

Ai u zgjodh president duke i fituar 931 vota nga 1.260 të mundshme.

Steinmeier, ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë, e kritikonte ashpër presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, transmeton Express.

Kur u pyet në muajin gusht për ngritjen e populizmit djathtist në Gjermani dhe vendet e tjera, Steinmeier i kritikoi ata që bëjnë politika me frikë.

Steinmeier lidhur me fushatëbërësin Trump, u shpreh si një “predikues i urrejtjes”. Më vonë ai bëri fjalë për “fundin e rendit të vjetër botëror”, me ardhjen e presidencës Trump. Një qëndrim që dukej se nuk donte të përshtatej me diplomatin, madje për disa vëzhgues edhe me burokratin babaxhan.

Ai e kishte quajtur Trumpin predikues të urrejtjes.

Presidenti gjerman ka pak pushtet ekzekutiv, por konsiderohet autoritet i rëndësishëm morali, transmeton Express.

Steinmeier e ka pasur përkrahjen e koalicionit të madh të kancelarës Angela Merkel, i përbërë nga partitë e qendrës së djathtë dhe asaj të majtë

/Gazeta Express/