Krimineli pas 20 viteve kthehet në vendin e krimit, me lëkurë qengji dhe veprime ujku!

E publikuar: 09/09/2018 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Emrush Thaçi

Është rregull që kriminelët të kthehen në vendin e krimit, krejt kjo ka ndodhur si rezultat i asaj që politika Kosovare është e brishtë jo unike dhe pa platform shtetwrore!

Unë po befasohem sa të degjueshëm jemi ne, cka do që na urdhëro Evropa na jemi të gatshëm të pranojm, kur ne e dimë se sa na ka dëmtuar Evropa nëpër shekuj, edhe tash dëmi është aq i madh qysh tani qw vështirë do të riparohet.
Fjalimi i serbit Aleksandar Vuçiq në vizitën në Kosovë mund të përshkruhet njejtë sikur i Milloshevicit në Fushë Kosovë!
Ky njeri ka luftuar në Bosnje dhe në Kosovë nënë aparatin shtetrorë të Milloshevicit dhe viziton të gjitha vendet e krimit, ndërsa një përfaqësues i shtetit të Kosovës i cili ska marrë pjesë në luftë nuk mund ta vizitoj Preshevën.
Mendoni që ky politikan me të kaluar kriminale është pro Evropian, jooo kurr por ka veshur lekurën e qengjit dhe bënë politik të ujkut, e ka tanët spo munden me u marr vesh për pushtet!
Unë kisha pyet përfaqësuesit tanë pozitw e opozitw a ju shkon ndërmend që ju dje e sot jeni humbësit më të mëdhenjë pasi që nuk mundët të merreni vesh në kuvend për një platëform për një shtët me të fuqishëm ku në raport me Sërbinë të jemi një apo ju ka vërbuar lufta për pushtet, si duket kjo e fundit!
• Dështuat në themelimin e ushtrisë, sikur të kishim një ushtri dje e sot tjera fjalë kishte thënë Vuciqi;
• Asociacioni erdhi nga paaftësia në negociata, falë gjykatës kushtetuese u korrektua duke pas parasysh që nuk ishte në përputhje me kushtetutën;
• Tani doli korrigjimi, mendoni se ne do dalim fitues, në asnji mënyrë, tokën tonë e japim tonën e marrim nëse dikush mund të më thotë ndryshe:
Me fjalimin e vet në Mitrovicë, Vuçiqi gjithashtu ka treguar “se as për një milimetër nuk ka lëvizur nga retorika e idhullit të tij që vdiq në qelinë e Tribunalit të Hagës, e që deri tani i kishte lënë mentorit të vet, kriminelit të dëshmuar të luftës, Shehshelit”.
Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve – dokrra pa kokrra! FISHTA