Krijon karrige nga degët drunjve, kushtojnë mbi 10 mijë euro (Foto)

E publikuar: 08/04/2018 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në thellësi të Derbyshire Dales të Anglisë, ndodhet një pjesë malore, ku degët e trungjeve kanë forma të çuditshme.

Ata që i shohin për herë të parë, iu duken si karrige të kthyera së prapthi, por nuk iu besojnë syve – në fakt, janë pikërisht degët e kthyera në formë të karriges, transmeton Telegrafi.

Pasi të jenë prerë dhe lustruar, këto orendi do hijeshonin sallonet apo galeritë e ndryshme. Gjë që ka sjellë buzëqeshje në fytyrën e Gavin Munro, i cili është krijuesi dhe kultivuesi i tyre.

Munro gjatë procesit të kultivimit

Të gjitha këto ‘karrige trungjesh’ nga shelgjet, që shiten prej kompanisë së tij Full Grown, kërkojnë prej shtatë deri në nëntë vjet – përfshirë edhe orë të tëra kujdesi dhe mbikëqyrje – për tu rritur dhe kompletuar, çka edhe arsyeton çmimin enorm.

Derisa është duke u kujdesur për disa karrige, që do jenë gati më 2025, Munro ka thënë se më herët i ka shitur për rreth pesëmijë euro. Të tjerat që mund të shiten më 2020, do të kushtojnë mbi dhjetëmijë euro.

Degët e kapura për konstruktin metalik

“Druri rritet për 50 vjet, pastaj pritet, kthehen në copëza të vogla dhe bëhet një orendi. Pse të mos krijohet diçka, që është nga e njëjta pjesë, pa asnjë ndarje” ka thënë Munro.

Kërkesa për këto karrige, vetëm po vjen e po shtohet, kryesisht nga muzetë, galeritë dhe koleksionuesit privat.

Karrigia e formuar nga degët

Pasi të jetë mbjellë, secila shelgje rritet deri në pesë vjet, para se të nisë procesi i formimit.Pastaj, degët ia ndajnë në formë piruni, ndërsa kur të jenë forcuar, i vendosin në skeletin e karriges prej hekuri. Kur të jetë përfunduar, nisë ‘korrja’ e karriges, duke e prerë me sharrë.

Kur të jetë tharë dhe lëmuar, lyhet me një likuid të veçantë, q e mbron nga lagështia dhe insektet e ndryshme. /Telegrafi/