Krijesat misterioze që lëshonin zëra të çuditshëm, habitën turistët në bregdetin tajlandez (Video)

E publikuar: 08/11/2018 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turistët që shkuan me barka afër një shpelle në Krabi të Tajlandës, mbetën të habitur me disa krijesa misterioze, që lëshonin zëra shumë të çuditshëm.

Me pamjen sikur të krijesave mistike nga filmi Star Wars, disa qëndronin në ujërat e cekëta, teksa të tjerë ishin më të ndrojtur dhe rinin mbi gurë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, përkundër paraqitjes së jashtëzakonshme, ishin aktor të veshur me kostume, teksa zëri vinte prej një këngëtari lëvizës, që kishte zgjedhur të argëtonte një grup turistësh.

“Qëndruam për gjysmë ore, pasi nuk e dinim se çfarë po ndodhte, megjithëse kënaqeshim duke i shikuar, frikësoheshin se mos na sulmonin në ndërkohë”, ka thënë një vizitor.

Skena nga bregdeti tajlandez me krijesat e pazakonta, është përhapur në internet, nga njerëz që mendonin se janë ndonjë specie e re që është shfaqur së fundmi. /Telegrafi/