Krijesa misterioze e lumit, me dhëmbë të mprehtë dhe bisht të ndarë në disa pjesë (Foto)

E publikuar: 01/03/2019 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tee Hokin ka mbetur i befasuar, kur kapi një krijesë misterioze që e ka quajtur jashtëtokësore, në një lumë në Kakadu National Park të Australisë.

Peshku kishte kokë të çuditshme me një zgjatim prapa, dhëmbë të mbrehtë dhe bishtin e kishte të ndarë në disa pjesë të ndryshme, transmeton Telegrafi.

“Dukej si ngjalë, me kokë të madhe dhe të frikshme. Më befasuese ishte se ishte gjallë, por nuk bënte asnjë lëvizje” ka shpjeguar Hokin.

Koka e krijesës me dhëmbë të mprehtë

Me trup të gjatë afro 15 centimetra dhe pa luspa, peshku dukej edhe më i frikshëm pasi nuk kishte sy. Eksperti i identifikimit të peshqve, Morgan Grant ka thënë se krijesë i përket grupit të njohur si Eelgobies.

“Këta peshq janë gjetur në ujëra të ëmbla dhe të njelmëta, në Paqësorin perëndimor, Oqeanin Indian dhe në bregdetin e Australisë” ka thënë Grant.

Sipas tij, sytë e tyre nuk janë të zhvilluara dhe zakonisht të mbuluara me lëkurë, pasi jetojnë në ujëra të rrëmbyeshme dhe të turbullta.

Mësohet se prenë e kapin në bazë të prekjes dhe jo pse e shohin, ndërsa me dhëmbë të fuqishëm sigurohen ta mbajtë për ta ngrënë, në pamundësi ta kapin një tjetër. /Telegrafi/