Kreu i inteligjencës kombëtare dënon Rusinë: Po bëjnë fushatë agresive kundër zgjedhjeve

E publikuar: 21/10/2016 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për kreun e inteligjencës kombtare, James Clapper, sulmet kibernetike të Rusisë kundër organizatave të Partise Demokratike, janë një fushatë e re agresive në ciklin e zgjedhjeve. Këtë e tha gjatë një samiti të sigurisë në Uashington.

“Emailet e publikuara në uebsajte të tilla si “DCleaks” dhe “Wikileaks” janë në përputhje me metodat dhe motivacionet e iniciativave të drejtuara nga Rusia në atë që duket të jetë një fushatë e re agresive në ciklin politik. Pavarësisht kësaj ndërhyrja në votim do të jetë e vështirë, edhe sepse makineritë e votimit nuk janë të lidhura me internetin”, tha Clapper.

Clapper, i cili mbikëqyr 17 agjenci të inteligjencës, parashikon se sulmet kibernetike do të jenë një sfidë e madhe për presidentin e ardhshëm.

Kandidatja demokrate për presidencën Hillary Clinton akuzoi rivalin e saj Donald Trump, se ishte një lodër e qeverisë Ruse gjatë debatit të fundit, të mërkurën.

Marrëdhëniet ruso-amerikane janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit lidhur me ndërhyrjen e Moskës në konfliktin sirian, aneksimin e Krimesë nga Ukraina dhe shqetësimet për sulme kibernetike. Vetë lideri i Kremlinit, Vladimir Putin tha të dielën se Rusia nuk kërkonte një konfrontim me SHBA-të dhe se nuk po përpiqej të influenconte në zgjedhjet e 8 nëntorit./ Top Channel