Kreu i talebanëve, thirrje për bisedime me SHBA

12.06.2018 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kreu i talebanëve, thirrje për bisedime me SHBA

Udhëheqësi i talebanëve të Afganistanit Hibatullah Akhundzada, ripërsëriti të martën thirrjen e tij për bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës.

Në një mesazh urimi me rastin e festimeve që shënuan fundin e muajit të agjërimit, kreu i talebanëve e justifikoi sërish fushatën ushtarake të grupit të tij, duke përmendur praninë e “forcave të huaja pushtetuese” në vend, të udhëhequra nga SHBA.

Nëse zyrtarët amerikanë me të vërtetë besojnë në një zgjidhje paqësore të situatës së ndërlikuar në Afganistan, atëherë ata duhet të paraqiten drejtpërdrejt në tryezën e negociatave, kështu që kjo tragjedi (duke iu referuar pushtimit), efektetet shkatërruese të së cilës dëmtojnë kryesisht popullin amerikan dhe afgan, të mund të zgjidhet përmes bisedimeve”, thuhej në një deklaratë të Hibatullah Akhundzadas, dërguar gazetarëve.

Shtetet e Bashkuara i kanë kundërshtuar tashmë thirrjet talebane për negociata të drejtpërdrejta dhe i ka bërë thirrje kryengritësve të bisedojnë me qeverinë afgane.

SHBA-ja është e gatshme të marin pjesë në bisedime, por nuk mund të zëvendësojnë qeverinë dhe popullin afgan“, tha Lisa Curtis, një prej këshilltareve kryesore të Presidentit Donald Trump, gjatë një fjalimi në Uashington javën e kaluar.

Talebanët janë zotuar të ndalin sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë gjatë kohës së Bajramit, ndonëse të martën në mesazhin e tij, udhëheqësi i grupit nuk iu referua armëpushimit të kufizuar.

Kryengritësit planifikojnë t’i japin fund armiqësive, me sa duket në përgjigje të pezullimit të njëanshëm një javor të operacioneve anti-talebane nga Presidenti afgan Ashraf Ghani në të gjithë vendin, kjo për t’i dhënë talebanëve mundësinë të rishikojnë fushatën e tyre të dhunshme dhe të kërkojnë një fund të negociuar për luftën. Armëpushimi i qeverisë hyri në fuqi të martën.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edhe Pacolli u bashkohet lutjeve për djalin e Halil Kastratit

Edhe Pacolli u bashkohet lutjeve për djalin e Halil Kastratit

Kërcen nga banesa në Mitrovicë, viktima po lufton me jetën në spital

Kërcen nga banesa në Mitrovicë, viktima po lufton me jetën në spital

Limaj: Dialogu i së dielës, vetëm takim i radhës i Thaçit me Vuçiqin

Limaj: Dialogu i së dielës, vetëm takim i radhës i Thaçit me Vuçiqin

McAllister: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet e Brukselit

McAllister: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet e Brukselit

FIFA dënon Serbinë me 10 mijë franga

FIFA dënon Serbinë me 10 mijë franga

Veton Surroi jep një lajm të keq: S’ka viza sivjet

Veton Surroi jep një lajm të keq: S’ka viza sivjet

Nesër nis stina e verës

Nesër nis stina e verës

Xhabir Zharku: U largova nga drejtësia për shkak të padrejtësisë

Xhabir Zharku: U largova nga drejtësia për shkak të padrejtësisë

“E djathta ekstreme nuk do ta zhbëjë BE-në, por ta kontrollojë siç është”

“E djathta ekstreme nuk do ta zhbëjë BE-në, por ta kontrollojë siç është”

Indonesi, fundosja e tragetit, 190 të zhdukur

Indonesi, fundosja e tragetit, 190 të zhdukur

Gjykata merr vendim për Dibran Hoxhën

Gjykata merr vendim për Dibran Hoxhën

Për vdekjen e nënës, familja gjilanase fajëson autoambulancën

Për vdekjen e nënës, familja gjilanase fajëson autoambulancën

Delawie optimist: Ky është viti i suksesit në dialog me Serbinë

Delawie optimist: Ky është viti i suksesit në dialog me Serbinë

Zhdukjet e mistershme të foshnjave kosovare në vitet e 70-ta, flasin familjarët

Zhdukjet e mistershme të foshnjave kosovare në vitet e 70-ta, flasin familjarët

Kim Jong Un mbyll vizitën në Kinë

Kim Jong Un mbyll vizitën në Kinë

Pse BQK nuk publikon emrat e bankave të dënuara që kanë dëmtuar 10 mijë klientë (Video)

Pse BQK nuk publikon emrat e bankave të dënuara që kanë dëmtuar 10 mijë klientë (Video)