Krerët e shtetit zbarkojnë në Drenicë te shtëpia e Sami Lushtakut /FOTO

E publikuar: 01/05/2018 16:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tre udhëhehqësit e institucioneve më të larta të vendit, Presidenti Hahsim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj e Kryeparlamentari Kadri Veseli kanë qëndruar sot në shtëpinë e Sami Lushtakut.
Në shtëpinë e ish-Kryetarit të Skënderajt, tre krerët e institucioneve janë dukur të relaksuar.

Në shtëpinë e Lushtakut më vonë u është bashkuar edhe Baton Haxhiu.

Ramush Haradinaj sot ka vizituar Drenicën. Ai ka qëndruar në dy komunat e saj, Skënderaj dhe Drenas. Haradinaj ka lëvduar Kryetarin e Komunë së Skënderajt Bekim Jasharin duke thënë se aty ka instaluar një shkollë të re qeverisëse.

“Përgëzoj kryetarin Jashari për një shkollë të re qeverisëse, që vërtet është një shkollë që i dedikohet temave zhvillimore të Komunës dhe qytetarëve”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Haradinaj ka qëndruar edhe në Drenas, ku ka vizituar Kryetarin e kësaj komune Ramiz Lladrovcin, i cili ia ka treguar Haradinajt vendin ku do të ndërtohet stadiumi kombëtar. Shefi i qeverisë, ndërkaq, e ka dekoruar me një dekoratë që jepet për nder të vitit të Skënderbeut.

Por, ky nuk ka qenë eventi i vetëm ku është shfaqur sot Ramush Haradinaj. Ai ka qëndruar edhe në shtëpinë e Sami Lushtakut në Skënderaj. Aty kanë shkuar edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeparlamentari Veseli. Në shoqëri të tyre është parë edhe kryetari i Skënderajt Bekim Jashari.