Krerët e PAN Veseli, Haradinaj e Limaj vazhdojnë konsultimet për Qeverinë

E publikuar: 12/08/2017 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krerët e koalicionit PAN, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj po vazhdojnë konsultimet për krijimin e Qeverisë.

Në një nga restorantet nw Prishtine, Veseli Haradinaj e Limaj u panë në takim me djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugovën.

Familja Rugova këto ditë ka qenë shumë e përfolur në media, për shkak se deputetja e LDK-së nga kjo familje, Teuta Rugova mund të ketë arritur marrëveshje me koalicionin PAN.

Të hënën, ndërkaq nga ora 10:00 do të vazhdoj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, PAN ka theksuar se nuk do të marrë pjesë as në këtë seancë.